Riina lindi më 16 nëntor 1930 në Corleone, një qytet i vogël që më vonë do të bëhej simbol i mizorisë mafiose. Në moshën 19-vjeçare, ai kishte kryer vrasjen e parë. Por ngritja e tij e vërtetë filloi kur u bë pjesë e “Kupolës” – komanda e lartë e Cosa Nostrës. Me inteligjencë shtazarake dhe mungesë absolute ndjeshmërie, ai eliminoi një nga një rivalët, duke përfshirë shefin e tij, Michele Navarra, në vitin 1958. Pas kësaj, Riina filloi të ndërtonte perandorinë e tij të përgjakshme.
Riina u dënua me burgim të përjetshëm dhe vdiqi në burg në nëntor 2017, në moshën 87-vjeçare. Deri në fund, ai nuk shfaqi asnjë pendim. Për disa, Salvatore Riina mbetet “il Capo dei capi” – shefi legjendar që sfidoi shtetin. Për shumicën, ai ishte thjesht një monshtra që derdhi gjakun e të pafajshmëve.
Por ajo që e bëri Riinën “Capo dei Capi” ishte lufta e tij e hapur kundër shtetit italian. Në vitet 1980 dhe fillim të 1990-ta, ai urdhëroi një serë atentatesh të koordinuara. Nën urdhrat e tij u vranë gjyqtarët heroikë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino – njerëz që kishin guxuar të gjykojnë mafian në gjyqin e madh të viteve 1986-1987 (Maxiprocesso). Më 23 maj 1992, Falcone shpërtheu në ajër së bashku me gruan e tij dhe tre rojet e trupës në autostradën A29 afër Palermos. Dy muaj më vonë, Borsellino u vra me një bombë makine. Këto vrasje tronditën Italinë dhe botën.